Aktualitet

48 dhoma hoteli me kanabis/ Shqiptarët dalin para gjykatës: Na mashtruan

Bild shkruan se Eugert Q. 21 vjeç dhe Erblin S. 32 vjeç kujdeseshin për më shumë se 1400 bimë kanabisi në një hotel të zbrazët me 48 dhoma dhe një rrugicë bowling.

19 Maj 2022, 20:49 Nga DOSJA
48 dhoma hoteli me kanabis/ Shqiptarët dalin para gjykatës: Na
Shqiptaret

GJERMANI- Shqiptarët e arrestuar që kishin kthyer hotelin në 'shtëpi bari' në Gjermani kanë dalë para gjykatës ditën e sotme. Bild shkruan se Eugert Q. 21 vjeç dhe Erblin S. 32 vjeç kujdeseshin për më shumë se 1400 bimë kanabisi në një hotel të zbrazët me 48 dhoma dhe një rrugicë bowling. Të ardhurat vjetore të këtij hoteli të munushur me kanabis mendohet se do të ishin rreth dy milionë euro.

Shqiptarët tani janë para gjykatës rajonale për ndihmë dhe nxitje të trafikut të drogës. Nga ana tjetër urdhëruesit dhe ndërtuesit e plantacionit i kanë shpëtuar policisë. Një procedurë e veçantë vazhdon vetëm kundër qiramarrësit të hotelit.

48 dhoma hoteli me kanabis/ Shqiptarët dalin para gjykatës: Na
Erblin S
48 dhoma hoteli me kanabis/ Shqiptarët dalin para gjykatës: Na
Eugert Q

Sipas avokatëve të tyre mbrojtës, Felix Menke dhe Gerd Meister, të dy të pandehurit u joshën në Gjermani me premtime të rreme. Sipas avokatëve mbrojtës ata kanë dashur që të punoni në ndërtim. Ata duhej të merrnin 3000 euro në muaj si pagë. Ndërkohë që vendimi për burgosjen e tyre pritet të jepet më 1 qershor.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll