Politike

'Janë 320 prokurorë të Përgjithshëm'/ Majko: U shqetësova nga deklarata e Çelës, ka përkrahjen time

Majko u shpreh se një deklaratë e tillë tregon se ka një shqetësim që kërkon përgjigje.

18 Maj 2022, 12:40 Nga DOSJA

'Janë 320 prokurorë të Përgjithshëm'/ Majko:

Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti socialist, Pandeli Majko deklaroi ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve se është shumë i shqetësuar pas deklaratës së djeshme të prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çelës, se në vend ka 320 persona me të njëjtëin post si ai. Majko u shpreh se një deklaratë e tillë tregon se ka një shqetësim që kërkon përgjigje.

'Keni përkrahjen e plotë për punën tuaj. Shqetësimi im vjen nga ajo që dëgjova dje nga Prokurori i Përgjithshëm, ai u shfaq në një mënyrë që nuk e prisja. Ai tha se s'ka një por 320 prokurorë të përgjithshëm, nëse do hapim ligjet, prokurori i përgjithshëm është përfaqësuesi më i lartë i akuzës në Shqipëri. Kur ai thotë kështu, ka një shqetësim. Nuk duam sqarim po ne po trajtojmë problem të rëndësishëm që ka të bëjë me balancën e sistemit, nëse vazhdohet kështu, mund të jemi në një emërgjencë kushtetuese. Diku për një tender arrestohet kryetari i Bashkisë, e diku dikush tjetër. Një pjesë e çështjeve që janë në diskutim, dhe ne jemi në një farë presioni. Unë jam në krah të Prokurorit të përgjithshëm, duhet të gjeni mënyrën, do ju lutesha nëse keni një shpjegim lidhur me këtë situatë që u shpjegua dje, nëse e keni të nevojshme një diskutim mes jush do të ishte një përgjigje e respektuar'- u shpreh Majko.

(a.b).dosja.al

Sondazh

Poll