Plagoset një person në Tiranë, i dhunojnë edhe nipin 19-vjeçar
Policia Tirane TIRANË- Dy persona kanë goditur me mjet prerës një person në Tiranë. Policia informon se dy personat kanë...
Olsian Çela shtoi se sot prokurorët trajtohen më mirë se në të gjitha kohërat, duke i cilësuar si “zotër” të hetimeve dhe të paprekshëm.
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha në fjalën e tij gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve u shpreh se ndaj tij nuk ka pasur kurrë asnjë presion politik. Në fjalën e tij, Çela shtoi se sot prokurorët trajtohen më mirë se në të gjitha kohërat, duke i cilësuar si “zotër” të hetimeve dhe të paprekshëm. Ndërsa shtoi se drejtuesit e Prokurorive duhet që të japin më shumë llogari.
“Prokurori i Përgjithshëm nuk ka pasur në asnjë rast presion politik, të asnjë lloji. Prokurorëve sot që trajtohen më mirë se kushdo, u garantohet çdo gjë, nuk u falet që të jenë robër të drejtuesve abuzues. Nuk u falet të jenë robër të presioneve të çdo lloji. Është e pafalshme. Meriton ndëshkim kushdo nga ata, i cili mund të gjejë 1 mijë justifikime për mosveprim. Prokurorët sot janë zotër të hetimit dhe duhet të bëjnë atë për të cilën janë ngarkuar të bëjnë. Nëse nuk bëjnë as këtë, atëherë mendoj se nuk është çështje ligjesh dhe sistemesh, por qenka çështje njerëzish. Ju me të drejtë thatë që për 30 vite dështuam me atë sistem dhe jam shumë dakord me ju. Jam dakord që duhet të forcojmë pavarësinë. Duhet t’i japim kohezion prokurorisë që të veprojë si një organ i tërë në kuptimin organizativ. Këto rekomandimet, rezolutat të mos shkojnë në vesh të shurdhër. Sepse unë nxjerr udhëzimin e përgjithshëm edhe po nuk e bëri drejtuesi mirë, po e bëri prapë mirë. Jo, jo ne duhet t’i mbajmë përgjegjës për atë gjë këta njerëz. Këta njerëz duhet të japin llogari dhe unë duhet të kem instrumentet që t’i bëj që të japin llogari para KLP sepse kështu funksionon sistemi. Këtë kërkon Prokurori i Përgjithshëm,”-tha ndër të tjera në fjalën e tij Çela.
Sot, në Kuvend është dorëzuar raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021 që përfshin shifra për ligjin e dekriminalizimit, veprat penale si dhe përqindjen e qarqeve. Kryeprokurori Olsian Çela, problemi kryesor me të cilin përballet organi i akuzës është pastrimi i parave.
(k.m/dosja.al)
Policia Tirane TIRANË- Dy persona kanë goditur me mjet prerës një person në Tiranë. Policia informon se dy personat kanë...
Pamje nga aksidenti TIRANË- Aksidenti i rëndë tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, nuk dihet për viktima vijon... (k.m/dosja.al)...
TIRANË- Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka nuk ka arsye se përse të bashkëpunojë me drejtësinë, kështu deklaroi dit&...
Thoma Gëllçi TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë dit...
SHKODËR- 3 persona, babai dhe dy djemtë e tij, janë prangosur në Shkodër sot në kuadër të operacionit “Bratosh&r...
Olsian Cela TIRANË-Kryeprokurori Olsian Çela raportoi në Komisionin e Ligjeve për problemin në organet e akuzës në ven...
Droga e sekuestruar ne Itali ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar banor në Altamura është arrestuar në bashkinë e Barit nga p...
Policia Durres DURRËS- Për kokainën e kapur brenda anijes me qymyr në Portin e Durrësit, janë shoqëruar në post&eum...
Ashensori TIRANË- Skandali me ashensorin e QSUT vazhdon! Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zbuluar se ashensori, ...
Pamje nga vendngjarja ITALI-Karabinierët e Riminit arrestuan një nëntëmbëdhjetë vjeçar shqiptar i dyshuar për ten...