Aktualitet

Plagoset 31-vjeçari në Durrës, plumbi e kap në këmbë, autori mbetet mister

Një 31-vjeçar u plagos me armë zjarri ditën e sotme nga një person ende i paidentifikuar,

16 Maj 2022, 12:14 Nga DOSJA
Plagoset 31-vjeçari në Durrës, plumbi e kap në
Policia Durres

DURRËS- Plagosje në qytetin bregdetar! Një 31-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë. Policia informon se ngjarja ndodhi ditën e sotme në lagjen numër 1 në Durrës. Në orën 13.00, gjatë një konflikti të çastit, u plagos me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar. Policia bën të ditur se i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve. 

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll