VD-E RËNDË në Vlorë/ Rrëzohet kamioni, vdes shoferi dhe pasagjeri (DETAJET)
Shoferi dhe pasagjeri kanë humbur jetën.
VLORË- Një aksident i rëndë me dy viktima ka ndodhur ditën e sotme në bypasin Orikum-Kaninë. Kamioni i cili ishte duke punuar është rrëzuar, duke lënë pas dy trupa të pajetë. Policia informon se ngjarja ka ndodhur në orën 10:40 gjatë punës. Drejtuesi i kamionit ndërroi jetë e më pas pasagjeri disa momente më vonë. Ky i fundit mbeti i bllokuar nën inerte e më pas u gjet pas disa minutash i pajetë. Viktimat janë Armand Beu 32-vjeç, nga Kavaja ndërsa pasagjeri i mjetit është identifikuar si Klajdi Kaja, 28-vjeç banues në Lushnje.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë, pasi Beu dhe Kaja kishin ngarkuar kamionin me zhavor dhe ishin duke zbritur nga zona e Kaninës për në Orikum. Nuk dihet nëse ka pësuar defekt apo nuk kanë funksionuar frenat, por drejtuesi i automjetit i cili nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte poshtë është kthyer në mes të rrugës dhe është përplasur me anën e shkëmbit.
Koka e kamionit është shkatërruar plotësisht, ndërsa trupi i kamionit ka mbetur në mes një kanali anë rrugës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(A.B)/Dosja.al
Sondazh
Projektligji për Butrintin
Butrinti Nga Agron Alibali Në kuadrin e fiascos së Butrintit, ose e thënë ndryshe, nismës kryeneçe për t’i...
“Ku do mbytem”/ Shkrumbohet banesa në Fier, familja me fëmijët e mitur mbeten në qiell të hapur
Banesa e djegur FIER- Tragjedi për familjen Metua në Fier. Banesa e Astrit Metuas është shkrumbuar nga zjarri. Burri së bashku me ...
PRAG-TRAGJEDI në QSUT/Bie ashensori, plagosen rëndë infermieri dhe pacientja (Pamjet)
Foto ilustruese TIRANË- Një tragjedi mund të ishte shënuar mbëmjen e kaluar brenda ambienteve të spitalit “Në...
Mallkimi vazhdon! Aksidentohet autobusi i Kombinatit, përplaset me koshin e mbeturinave
Autobusi i Kombinatit TIRANË- Aksidentohet sërish një autobus në Tiranë. Kësaj herë "mallkimi" ka kapur edhe mjetet e tj...
Incidenti në QSUT me ashensorin, shoqërohet në komisariat tekniku
Komisariat TIRANË- Në Komisariatin nr. 4 të Policisë është shoqëruar tekniku i ashensorit që është kontra...
10 të arrestuar në Tiranë, 42-vjeçari vjedh dritaret e një banese
Policia e Tiranës TIRANË- 10 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale, ndërsa 1 tjetër &e...
'Lejoi hapjen e kafenesë mbi rrënojat e Akropolit', Tare: Kujt Kumbaro t'i besojmë?
Auron Tare TIRANË- Historiani Auron Tare ka ngritur një pyetje! Teksa ndan një intervistë të fundit të dhënë nga mi...
Vajza nuk iu është kthyer në banesë, babai kërkon ndihmë për gjetjen e saj
Njoftimi i policisë: Më datë 15.05.2022, shtetasi B. M., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk ë...
Sherr në Mamurras, 31-vjeçari dhunon 3 persona
Policia TIRANË- Një person ka dhunuar tre të tjerë në Mamurras. Policia informon se autori është vënë në ...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 16 Maj 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore detaje ...
