Politike

Berisha akuzon Kapllanaj: Biznesmen i qeverisë, shumë gjëra t’i dikton Rama

Ai shtoi se Kapllanajt shumë gjëra i diktohen nga vetë kryeministri Edi Rama.

14 Maj 2022, 22:51 Nga DOSJA
Berisha akuzon Kapllanaj: Biznesmen i qeverisë, shumë gjëra
Sali Berisha në Fier

FIER- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit të Partisë Demokratike Agron Kapllanaj, I ndau në Fier, në një takim me demokratët, pikërisht aty ku Kapllanaj është deputet, Berisha tha se ai ka zaptuar zyrat e PD-së. sipas Berishës, Kapllanaj është një biznesmen i lidhur me qeverinë. Ai shtoi se Kapllanajt shumë gjëra i diktohen nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Ai që këtu mban çelësat është një biznesmen dhe unë kam respekt për çdo biznesmen, por kur është biznesmenë me qeverinë përbën një problem pasi i diktoin të tjetër tenderin, i diktojnë pallatin dhe i diktojnë shumë gjëra. Nuk është vetëm ai këtu, në këtë mes, Edi Rama pasi u faktua se ku është shumica e demokratëve dhe PD-së bën gjithçka me një vendin anti kushtetues anti ligjor të mbajë pezull çështjen dhe këtu për fat të keq ndërhyri edhe guvernatorja ambasadorja amerikane. Rama shfrytëzoi elementë si Lulzim Basha, Enkelejdi dhe ky Kapllanaj këtu,”- tha Berisha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll