Politike

Ibsen Elezi: Berisha të më dalë përballë, s'bëj koalicion me LSI. Janë tradhtarë

Ai shton se dëshiron që Berisha t’i dalë përballë, por nuk beson se ish-kryeministri do ta bëjë këtë gjë.

14 Maj 2022, 22:43 Nga DOSJA
Ibsen Elezi: Berisha të më dalë përballë,
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi

TIRANË- Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Ibsen Elezi është shprehur se do të donte të kishte një debat public me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një intervistë për ABC, Elezi shprehet se për këtë gjë ka bërë edhe kërkesë me shkrim. Ai shton se dëshiron që Berisha t’i dalë përballë, por nuk beson se ish-kryeministri do ta bëjë këtë gjë.

Po ashtu, Elezi ka deklaruar se nëse zgjidhet nga demokratët për të drejtuuar PD-në nuk do të bëjë koalicion me LSI-në. Sipas tij, Ilir Meta mund të tradhtojë PD-në dhe të bashkohet me Partinë Socialiste sapo Edi Rama të largohet, duke e lënë opozitën në mes të betejës.

Pjesë nga intervista:

Ibsen Elezi: -Nuk dëgjon Sali Berisha për të ardhur në debat.

Pyetje: E keni ftuar zotin Berisha në debat?

Ibsen Elezi: E kam bërë kërkesën edhe me shkresë zyrtare. Nuk e kam ftuar por i kam thënë të mbaj premtimin për të bërë primare dhe të mos gënjejë demokratët. Debati është detyrim në demokraci. Berishës i them hajde në debat dhe tregoju demokratëve dhe shqiptarëve që je më i zoti se unë.

Berisha dhe Elezi janë të vetmit në gazë për postin e kreut të PD.

Pyetje: Koalicion me LSI?

Ibsen Elezi: Koalicioni me LSI-në unë e kam shprehur qartë që është një forcë e majtë tipike që mund t’a shohim në dy aspekte. Në aspektin pragmatist ti mund të jesh me LSI-në dhe ajo sapo të iki Edi Rama të tradhëton ty e kalon me ato. E bënë këtë Ilir Meta dhe këto që janë.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll