Aktualitet

ME VIDEO- I shokuar pas atentatit, Blerim Preçi gjysmë i zhveshur, rrethohet nga policia

Ai ka hequr bluzën dhe ashtu gjysmë i zhveshur është rrethuar nga forca të shumta policie.

14 Maj 2022, 22:01 Nga DOSJA
ME VIDEO- I shokuar pas atentatit, Blerim Preçi gjysmë i zhveshur,
Blerim Preçi

LEZHË- Dosja.al ka siguruar videon e 28-vjeçarit Blerim Preçi që sot i shpëtoi një atentati në Lezhë. Në pamje duket se i riu nga Miloti është shokuar nga ajo që sapo ka kaluar. Ai ka hequr bluzën dhe ashtu gjysmë i zhveshur është rrethuar nga forca të shumta policie.

Preçi po udhëtonte në autostradën Lezhë-Laç bashkë me kushëririn e tij Klisman Preçi me makinën e llojit “Mercedes Benz”, tip “ML”, kur rreth orës 20:05 është qëlluar me breshëri plumbash. Persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri në drejtim të makinës ku ndodheshin dy të rinjtë, teksa ndodheshin brenda një mjeti “Audi”. Ata i kanë dalë paralel fuoristradës së dy kushërinjve Preçi dhe kanë nxjerrë automatikun nga xhami i pasmë i mjetit e kanë nisur të qëllojnë me mbi 20 plumba.

Manovra e 28-vjeçarit ka shpëtuar dy jetë! I riu Blerim Preçi ka kthyer mjetin, ka frenuar dhe në livizje e sipër është hedhur nga fuoristrada bashkë me kushëririn e tij. Makina vijoi të ecte edhe disa metra, derisa doli nga rruga e u anua, ndërsa dy të rinjtë shpëtuan pa marrë asnjë plumb në trup.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll