Aktualitet

Autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje, shënjestronin dy persona nga Miloti

14 Maj 2022, 20:41 Nga DOSJA
Autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje,
Atentati në Lezhë

LEZHË- Dosja.al ka zbardhur detaje nga atentati i ndodhur këtë mbrëmje në Lezhë që ka përfunduar pa të plagosur. Mësohet se autorët kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje në drejtim të një mjeti “Mercedes Benz”, tip “ML”, brenda të cilit udhëtonin dy persona me mbiemrin Preçi.

Dy të rinj mësohet se janë nga Miloti dhe se kanë qenë shënjestra e atentatit, por kanë shpëtuar pa u plagosur. Pasi ka kuptuar se po qëllohej me armë, personi që drejtonte mjetin ka manovruar dhe ka dalë jashtë rruge. Ndërsa autorët janë larguar nga vendngjarja.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll