Aktualitet

Breshëri plumbash ML-së në Lezhë, shënjestër i kthyeri nga Belgjika, u hodh nga mjeti e shpëtoi

Manovra e 28-vjeçarit ka shpëtuar dy jetë! I riu Blerim Preçi ka kthyer mjetin, ka frenuar dhe në livizje e sipër është hedhur nga fuoristrada bashkë me kushëririn e tij. Makina vijoi të ecte edhe disa metra, derisa doli nga rruga e u anua, ndërsa dy të rinjtë shpëtuan pa marrë asnjë plumb në trup.

14 Maj 2022, 21:46 Nga DOSJA
Breshëri plumbash ML-së në Lezhë, shënjestër i
Blerim Preçi dhe vendi ku iu bë atentat

LEZHË- Blerim Preçi, 28 vjeç, banues në Milot i ka shpëtuar mrekullisht një atentati këtë mbrëmje! I riu po udhëtonte në autostradën Lezhë-Laç bashkë me kushëririn e tij Klisman Preçi me makinën e llojit “Mercedes Benz”, tip “ML”, kur rreth orës 20:05 është qëlluar me breshëri plumbash. Persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri në drejtim të makinës ku ndodheshin dy të rinjtë, teksa ndodheshin brenda një mjeti “Audi”. Ata i kanë dalë paralel fuoristradës së dy kushërinjve Preçi dhe kanë nxjerrë automatikun nga xhami i pasmë i mjetit e kanë nisur të qëllojnë me mbi 20 plumba.

Manovra e 28-vjeçarit ka shpëtuar dy jetë! I riu Blerim Preçi ka kthyer mjetin, ka frenuar dhe në livizje e sipër është hedhur nga fuoristrada bashkë me kushëririn e tij. Makina vijoi të ecte edhe disa metra, derisa doli nga rruga e u anua, ndërsa dy të rinjtë shpëtuan pa marrë asnjë plumb në trup.

Tashmë ata ndodhen në spitalin e Lezhës, ku po u bëhet një kontroll pavarësisht se nuk kanë plagë të shkaktuara me armë zjarri. Pritet që dyshja të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen, por paraprakisht dyshohet se shkak për atentatin të jetë bërë e shkuara e Blerim Preçit, i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika. Ai dyshohet se është person me precedent penalë dhe po hetohet për lidhje të mundshme me grupet kriminale shqiptare në Belgjikë.

Nga ana tjetër, autorët janë larguara pa lënë gjurmë. Shpresa është tek kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen në autostradë, filmimet e të cilave mund të shërbejnë për të zbuluar detaje rreth atentatorëve.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll