Aktualitet

Atentati në Lezhë, policia: Të dy personat që ndodheshin në makinë kanë shpëtuar

14 Maj 2022, 21:34 Nga DOSJA
Atentati në Lezhë, policia: Të dy personat që ndodheshin
Atentati në Lezhë

LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me atentatin e ndodhur këtë mbrëmje në Lezhë. Në njoftim bëhet me dije se të dy personat që udhëtonin në makinën e llojit ‘Mercedes Benz”, tip “ML”, kanë shpëtuar pa u plagosur. Bëhet fjalë për Blerim Preçin që dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit dhe kushëririn e tij, Klisman Preçi. Policia shton se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P. Për pasojë nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. 

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll