Aktualitet

Apeli e la në burg, Bllako: Kur babai u punësua te inceneratori unë isha...

Ish-deputeti, i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me shpronësimin e truallit ku është ndërtuar inceneratori i Fierit.

14 Maj 2022, 13:46 Nga DOSJA
Apeli e la në burg, Bllako: Kur babai u punësua te inceneratori
Alqi Bllako

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit la sërish në burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i akuzuar për çështjen e inceneratorëve.

Ish-deputeti, i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me shpronësimin e truallit ku është ndërtuar inceneratori i Fierit. Bllako ka pretenduar se ai në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka bërë transferimin e praktikës për shpronësimin e truallit, por nuk ka lidhje direkte sepse ligji thotë ai nuk parashikon që me këtë procedurë të merret Sekretari i Përgjithshëm.

Ai ka deklaruar se në kohën kur babai i tij ka punuar në inceneratorin e Tiranës, Bllako nuk ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit por ka punuar në Presidencë dhe sipas tij “s’ka pasur asnjë mundësi si të ndikonte për punësimin e babait”.

Megjithë pretendimet e mbrojtjes Apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e dhënë në shkallën e parë.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll