Kërkoi ndryshim mase sigurie, Apeli i GJKKO-së lë në burg Alqi Bllakon
Ai ka ripërsëritur në seancë se nuk ka asnjë lidhje me shpronësimin e tokës për inceneratorin e Fierit.
TIRANË-Alqi Bllako do të mbetet në burg! Apeli i GJKKO vendosi sot konfirmimin e vendimit të shkallës së parë për masën e sigurisë 'arrest me burg' për ish-deputetin, duke ia rrëzuar kërkesën Bllakos. Ky i fundit kishte kërkuar një masë sigurie më të butë, me pretendimin se nuk ishte i rrezikshëm, dhe nuk ka akses në prishjen e provave. Mirëpo Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë në shkallën e parë.
Bllako tha para gjykatës se në procedurat e shpronësimit për tokën ku është ndërtuar inceneratori i Fierit nuk ka pasur asnjë rol, pasi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit vetëm ka përcjellë praktiken për shpronësim të hartuar nga komisioni i ngritur me urdhër te Ministrit.
Seanca nisi rreth orës 10:00 paradite dhe përfundoi rreth orës 12:00. Trupa gjykuese u tërhoq për vendim dhe në orën 13:00 shpalli lënien në fuqi të vendimit të parë.
Ditë më parë ai depozitoi kërkesën për lirim. Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej muajsh.
(a.b)/dosja.al
Sondazh
VD- Sherr në autobusin e Babrrusë, dy burra zihen me grushte, ndërhyn një grua
Pamje nga sherri TIRANË- Një sherr mes dy pasagjervë ka ndodhur ditën e djeshme brenda autobusit të Babrrusë. Në videon ...
I dogjën makinën para shtëpisë, polici në Shkodër: S'kam konflikte
Digjet makina ne Shkoder SHKODËR- Sokol Kroni, efektivi i policisë në Shkodër të cilit i dogjën makinën, ka dhën&eu...
Bashkëshorti i vdiq në kantier ndërtimi, gruaja: Kompania fshiu provat
BALLSH- Mbarime Metushi, gruaja e Fredi Metushit i cili ndërroi jetë gjatë punës në Ballsh, i është drejtuar prokurorisë...
VIDEO- Zjarrëvënia e qëllimshme në Vlorë, 'Fiat' i shkrumbuar tërësisht
Makina e djegur VLORË- Kjo është makina e cila u gjet e djegur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur n&eum...
Ministrja e Qeverisë ‘Rama 3’ shtatzënë! Bilali në pritje të fëmijës së parë
Edona Bilali TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është shtatzënë për herët&...
VIDEO/ Autori i veshur me të zeza dhe me kapuç djeg makinën e efektivit në Shkodër
Makina e policit SHKODËR- Ky është momenti kur autori i vë flakën makinës së policit në Shkodër. Dosja.al ka s...
Tentoi të futej me dhunë në kryeministri, i riu koordinator i PS në Durrës
Kryeministri TIRANË- Aurel Latifi është i riu i cili tentoi ditën e djeshme që të futej në ambientet e kryeministris&eum...
FOTO- Ia dogjën qëllimisht mjetin, ky është efektivi i policisë në Shkodër
Sokol Kroni SHKODËR- Ky është Sokol Kroni, efektivi i policisë në Shkodër, të cilit ia shkrumbuan makinën. Ngjarja ...
Vuante nga sëmundja e rëndë, ndahet nga jeta ish-deputetja e PS
Edlira Haxhiymeri TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri është ndarë nga jeta. Pedagogia vuante prej vitesh...
Arrestohet sërish 41-vjeçari në Tiranë, mbante pushkë dhe kallashnikov me vete
Policia TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi iu janë gjetur me vete armë dhe municione. Në...
