Aktualitet

Arrestohen 10 persona në Tiranë, hetohen 5 të tjerë, 38-vjeçari dhunohet në grup

Në njoftim, është edhe denonocimi i një 38-vjeçari i cili ka treguar se është dhunuar e kërcënuar nga tre persona.

14 Maj 2022, 13:28 Nga DOSJA
Arrestohen 10 persona në Tiranë, hetohen 5 të tjerë,
Policia

TIRANË- Dhjetë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Këta persona akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 37-vjeçar pasi akuzohet për vjedhje. Në njoftim, është edhe denonocimi i një 38-vjeçari i cili ka treguar se është dhunuar e kërcënuar nga tre persona. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ç. D., 37 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", pasi ka vjedhur një kondicioner, në ambientet e një subjekti privat, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. Ll., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ‘’Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 21 vjeç, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta", pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një shufër metalike. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 62 vjeç, pasi ditën e sotme, në orën 01:50, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 45 vjeç, ende të paidentifikuar.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- D. T., 21 vjeçe, banuese në Tiranë dhe A. B., 19 vjeç, banues në Dibër, pasi u kapën duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;- K. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;- F. L., 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe G. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
---

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin G. S., banues në Tiranë, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. BMë datë 13.05.2022, shtetasi F. H., 38 vjeç ka kallëzuar se në Shkozë, tre persona të paidentifikuar, e kanë ofenduar dhe goditur me grushte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll