Aktualitet

VIDEO- Zjarrëvënia e qëllimshme në Vlorë, 'Fiat' i shkrumbuar tërësisht

Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip mercedes e cila ishte e parkuar pranë makinës tip Fiat.

14 Maj 2022, 10:45 Nga DOSJA
VIDEO- Zjarrëvënia e qëllimshme në Vlorë,
Makina e djegur

VLORË- Kjo është makina e cila u gjet e djegur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 korriku te qytetit. Zjarrëfikësit së bashku me policinë kanë shkuar në vendgjarje kur kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip fiat 500 me targa bullgare në pronësi të F.J.

Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip 'Mercedes' e cila ishte e parkuar pranë makinës tip Fiat. Nga kqyrja e vendgjarjes dyshohet se është zjarrëvenie e qëllimshme. 

Pronarit të mjetit, pak vite më parë iu është zhdukur dhe i ati. Nuk dihet nëse zjarrëvënia në mjet, mund të ketë lidhje me atë ngjarje. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll