Aktualitet

Aksident me vdekje në Kavajë, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një 45-vjeçar u aksidentua për vdekje nga një mjet në Kavajë

14 Maj 2022, 13:28 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Kavajë, arrestohet drejtuesi i mjetit
Policia

TIRANË- Një person ka ndërruar jetë në Kavajë. Ai është aksidentuar për vdekje nga një makinë. Policia informon se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, 62-vjeçarin me inicialet N.S. Ai aksidentoi ditën e sotme 45-vjeçarin, ende të paidentifikuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 62 vjeç, pasi ditën e sotme, në orën 01:50, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 45 vjeç, ende të paidentifikuar.

(A.B)/DOSJA.AL

Sondazh

Poll