Sherr masiv brenda lavazhit në Bulqizë/ 4 persona godasin pronarin, 2 në pranga
Sherri mes gjashtë personash ka ndodhur në ambientet e një lavazhi. Dy janë arrestuar ndërsa dy janë arrestuar.
BULQIZË- Gjashtë të rinjë janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Policia informon se sherri mes tyre ka nisur në ambientet e një lavazhi në lagjen 'Gjeologu'. Personat me inicialet B. Ç., M. P., D. Ç., dhe S. C., kanë shkuar në ambientet e lavazhit të personit me inicialet E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta E. T., 34 vjeç, dhe D.T., 25 vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup. Këta të fundit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Dy prej autorëve u vunë në pranga dhe do të akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” , kryer në bashkëpunim si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e D. Ç, 29 vjeç; S. C.,26 vjeç, të cilët pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditën me sende të forta 2 shtetas, ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshmëm të konfliktit. Arrestohen në flagrancë dy prej autorëve dhe shpallen në kërkim dy të tjerë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas informacioneve të marra se në lagjen “Gjeologu”, në ambientet e një lavazhi po konfliktoheshin disa persona, menjëherë kanë organizuar punën dhe janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasit B. Ç., M. P., D. Ç., dhe S. C., kanë shkuar në ambientet e lavazhit të shtetasit E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasit E. T., 34 vjeç, dhe D.T., 25 vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” , kryer në bashkëpunim, të shtetasve B. Ç, 26 vjeç; M.P., 27 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve D. Ç, 29 vjeç; S. C.,26 vjeç, të cilët pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Sondazh
Rriten temperaturat, sot deri në 29°C, parashikimi i motit për sot
TIRANË- Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësi...
16-vjeçarja largohet nga banesa, babai denoncon në Polici
TIRANË– Një 16-vjeçare është larguar nga banesa në Tiranë. Ka qenë babai i të miturës ka bërë kallzimin në Policinë e Shtetit. Siç bëhe...
Aksident në rrugën e Kombit/ Përplasen 4 makina me një trajler, dy të plagosur, njëri rëndë
LEZHË - Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë urës në fshatin Skuraj, ku...
Anila Hoxha:SPAK po fut duart në folenë e grerëzave, diçka e madhe po vjen. Edhe Rama e di…
TIRANË– Gazetarja investigative, Anila Hoxha ka bërë një parashikim që sipas saj shpjegon sulmet e kryeministri Edi Rama nda...
Prokuroria e BELGJIKËS thërret Artan Hoxhën, gazetari: Do dëshmoj për “Toyota Yaris”
Artan Hoxha: Unë javën tjetër ditën e martë në orën 10:00 do të jem pranë prokurorisë federale belge për të dëshmuar për “Toyota Yaris”, autoritetet belge zgjod...
Rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën/Rama: Lojë e ulët! Berisha: Votuan me urdhër të Vuçiç
TIRANË– Rezoluta e depozituar sot në Kuvend për masakrën se Srebrenicës ka shkaktuar trazira në politikën shqiptare. Kuvendi rrëzoi me shumicë votash...
Qytetarja çon në SPAK gjyqtarin Shehu: Tregoi njëanshmëri në ndarjen e pasurisë
SHKODËR- Pak kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e zonjës Rexhina Nushi, e cila u ankua se gjyqtari i Shkodrës, Sokol Shehu, ka treguar njëanshm...
48-vjeçari bie nga lartësia në Llogara, dërgohet me urgjencë në spital
VLORË- Një 48-vjeçar ka rënë nga një lartësi në Llogara mbrëmjen e sotme. Mësohet se 48-vjeçari me inicialet A.L është dërguar në spital për ...
Veliaj: 5 Maji është zgjidhur. Nënë Liza dhe banorët e nxjerrin blof: Mos mashtro
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar ditën e sotme që iu bë zemra mal në momentin që përfunduan protestat e banorëve të ‘5 Maji...
S’i përputhen shenjat e gishtërinjve, Policia: Është i njëjti person!
Elio Kosta vetëm 16 vjeç ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare pasi në Janar të vitit 2022 ka aplikuar për rinovimin e pasaportës, kjo e fundit e skad...
