Aktualitet

Qytetarja çon në SPAK gjyqtarin Shehu: Tregoi njëanshmëri në ndarjen e pasurisë

12 Maj 2022, 20:16 Nga DOSJA
Qytetarja çon në SPAK gjyqtarin Shehu: Tregoi njëanshmëri

SHKODËR- Pak kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e zonjës Rexhina Nushi, e cila u ankua se gjyqtari i Shkodrës, Sokol Shehu, ka treguar njëanshmëri në ndarjen e pasurisë bashkëshortore. Zonja është divorcuar në vitin 2014 dhe iu drejtua Gjykatës së Shkodrës për ndarjen e pasurisë, konkretisht një banesë një-katëshe. Vendimi i Gjykatës së Lartë ishte, që shtëpia të ndahej përgjysmë.

Por në fazën e dytë të ndarjes së pronës në terren, ish-bashkëshorti kishte shembur një dhomë dhe gjyqtari vendosi, që zonja të largohej duke marrë një shumë parash dhe aty të banonte burri.

Në zbardhjen e vendimit, pas transmetimit të rastit në “Stop”, gjyqtari Sokol Shehu ka arsyetuar, se trualli nën ndërtesë dhe oborri funksional, janë në pronësi të djalit të madh dhe paditësja Rexhina Nushi i ka të acaruara marrëdhëniet me të.

“Edhe unë u çudita kur lexova emrin e djalit të madh timin. Unë kam dy djem dhe shtëpia është ndarë në mes dy ish-bashkëshortëve. Gjykata asnjëherë nuk m’i ka përmendur dy djemtë e mi. Pra shtëpia do ndahej përgjys, pastaj njëri bashkëshort do ia linte njërit fëmijë dhe tjetri do ia linte fëmijës tjetër. Pse të bëhen këto dallime. Kjo banesë në Hipotekë është në emër të zotit Angjelin Staka dhe është bërë gjatë martese”, u shpreh Nushi.

Gjyqtari Shehu nuk mori parasysh as urdhrin e mbrojtjes, që zonja ka ndaj të shoqit. Rexhina Nushi deklaron, se ka bërë kallëzim në SPAK për gjyqtarin Sokol Shehu.

“Këtë urdhër mbrojtje gjyqtari e ka patur në dosje, por nuk ka dashur ta shohë që ekziston. I jam drejtuar edhe SPAK-ut dhe kam bërë një denoncim penal me objektin se gjyqtari është reaguar i njëanshëm në gjyq dhe nuk më kanë dhënë atë që meritoj, atë që kanë përcaktuar edhe tre shkallët e gjyqësorit”, tha denoncuesja.

Marrë nga Tv Klan

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet rexhina nushi sokol shehu rexhina nushi sokol shehu

Sondazh

Poll