Aktualitet

Anila Hoxha:SPAK po fut duart në folenë e grerëzave, diçka e madhe po vjen. Edhe Rama e di…

12 Maj 2022, 19:49 Nga DOSJA
Anila Hoxha:SPAK po fut duart në folenë e grerëzave, diçka

TIRANË– Gazetarja investigative, Anila Hoxha ka bërë një parashikim që sipas saj shpjegon sulmet e kryeministri Edi Rama ndaj Prokurorisë së Posaçme, gjithashtu e njohur si SPAK.

E ftuar në emisionin “Top Story”, Anila Hoxha tha se mendon se SPAK i është drejtuar një dosjeje të fortë që Rama nuk do të hetohet, ndaj dhe ka zgjedhur retorikën politikë për t’u lënë të kuptohet që të sprapsen.

“SPAK po fut duart në folenë e grezave. Po vjen diçka e madhe. Mendoj se nuk ka lidhje me sterlizimin, por mendohet se është diçka më e madhe. Mund të jetë që Rama thotë edhe fjalë për efekt boomerang. SPAK nuk orientohet dot se ku hetohet, e këtë gjë e di edhe Edi Rama. Dhjetra herë ka shkuar Yuri Kim,”-tha ajo ndër të tjera. 

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

Sondazh

Poll