Aktualitet

Aksident në rrugën e Kombit/ Përplasen 4 makina me një trajler, dy të plagosur, njëri rëndë

12 Maj 2022, 18:54 Nga DOSJA

Aksident në rrugën e Kombit/ Përplasen 4 makina me një

LEZHË - Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë urës në fshatin Skuraj, ku katër automjete, 3 autovetura dhe 1 trailer, janë përplasur mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, ku raportohet se autoveturat kanë goditur nga pas trailerin dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën, ndaj dhe është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës ku po kryhen punime në ndarësen e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse e rrugës. Pas aksidentit, Policia e Shtetit dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë hetimet. Ndërsa për shkak të kaosit të shkaktuar nga lëvizja e mjeteve është krijuar kaos në Rrugën e Kombit, ku është bërë për momentin është rekomanduar shmangia e lëvizjeve në segmetin Milot-Rrëshen.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll