Aktualitet

Rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën/Rama: Lojë e ulët! Berisha: Votuan me urdhër të Vuçiç

12 Maj 2022, 18:34 Nga DOSJA
Rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën/Rama: Lojë e

TIRANË– Rezoluta e depozituar sot në Kuvend për masakrën se Srebrenicës ka shkaktuar trazira në politikën shqiptare. Kuvendi rrëzoi me shumicë votash rezolutën e propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, por Taulant Balla shpjegoi se kishte një arsye pas vendimit të marrë. Sipas tij, çdo vendim që do të dilte nga Berisha, apo nga ata që mbështetesin do të rrëzohet nga socialistët. Nga ana tjetër edhe pse në Bruksel, kryeministri Edi Rama duket se e ka pasur një “sy” nga punimet e sotme plenare dhe kërkesës së Berishës.

Me një gjuhë të ashpër, Rama ka reaguar në rrjetet e tij sociale duke u shprehur se ashpër se Berisha është pikërisht personi që theu embargo  ndaj Sllobodan Millosheviçit, duke shtuar se ai thjesht po kërkon që të “ringjallet” nga varri i tij politik. Rama sqaroi gjithashtu se Parlamenti sot nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë për Srebrenicën, po thjesht ka refuzuar të fusë në procedurën trejavore parlamentare një dokument të ardhur vetë Berisha, duke paralajmëruar se të njëjtën gjë do të bëjë me çdo dokument apo kërkesë që vjen nga lideri historik i Partisë Demokratike. Jashtë debatit nuk ka qëndruar as presidenti Ilir Meta, i cili ka shkruar se ndjehet i zhgënjyer nga votimi sipas tij kundër rezolutës së poropozuar nga Berisha. Lidhur me çështjen ka reaguar vetë Berisha, i cili në rrjetet e tij sociale shkruan se Rama dhe grupi parlamentar i PS-së votuan kundër me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Masakra e Srebenicës konsiderohet si një nga më të rëndat në historinë moderne europiane. Ajo solli vdekjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë të moshës 12 deri 77 vjeç, të përndjekur nga fillimvitet 90 kur nisën konfliktet etnike në vend. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre vazhdon edhe sot. Në 27-vjetorin e masakrës, Berisha propozoi një rezolutë për njohjen e kësaj masakre, por u refuzua me shumicë votash, duke nxitur një debat të ashpër në Kuvend mes ish-kryeministrit dhe Taulant Ballës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Srebrenica/ Berisha: Rama dhe deputetët e tij vepruan me urdhërat e Vuçiç

Rezoluta për Srebenicën në Kuvend, reagon Meta: Zhgënjyes votimi KUNDËR i maxhorancës

Srebrenica/ Rama s’i ndahet Berishës: Refuzuam dokumentin e Katranit, do e bëjmë gjithmonë

‘Srebrenica’/ Rama i ashpër ndaj Berishës: E ulët, neveri për ata që i shkojnë pas avazit

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore politike edi rama masakra e srebrenices sali berisha edi rama masakra e srebrenices sali berisha

Sondazh

Poll