Aktualitet

Aksident me vdekje në Qerret, ‘Benz’-i përplas tre këmbësorë, humb jetën 18-vjeçarja (EMRI)

2 Mars 2022, 18:03 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Qerret, ‘Benz’-i përplas tre

KAVAJË– Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qerret të Durrësit, ku humbi jetën 18-vjeçarja Floriana Kolgjini. 18-vjeçarja është përplasur nga një makinë sapo ka zbritur nga furgoni i shkollës. Ndërsa nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë, një prej tyre motra e viktimës. Mirëpo nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne qerret floriana kolgjini kavaje qerret aksident me vdekje ne qerret floriana kolgjini kavaje qerret

Sondazh

Poll