Bota

Vaksina e parë e malaries/ 360 mijë fëmijë afrikanë do të marrin dozat e para

24 Prill 2019, 07:32 Nga DOSJA
Vaksina e parë e malaries/ 360 mijë fëmijë afrikanë do

AFRIKË- Në Malavi ka nisur vaksinimi i fëmijëve nën moshën dy-vjeçare. Kenia dhe Gana do të fillojnë përdorimin e vaksinës në javët e ardhshme. Ministria e shëndetësisë në këto vende do të vendosë se ku do të përdoret, ka komunikuar OBSH-ja.

Vaksina ofron mbrojtje të pjesshme nga sëmundja, dhe me sprovat klinike që gjetën, vaksina parandalonte rreth katër në 10 raste të malaries.

Vaksina do të jepet në katër doza: tre doza midis pesë dhe nëntë muajsh dhe dozën e katërt që ofrohet rreth ditëlindjes së dytë.

“Vaksina e malaries ka potencialin për të shpëtuar dhjetëra mijëra jetë të fëmijëve”,-tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë për shtyp.

Malaria është një sëmundje parazitare e transmetuar përmes kafshimit të mushkonjave Anopheles femra. Është e parandalueshme dhe e shërueshme, por rreth 435,000 njerëz vdesin prej tij çdo vit.

Fëmijët nën pesë vjeç janë në rrezik më të madh të ndërlikimeve kërcënuese për jetën. Shumica e këtyre vdekjeve janë në Afrikë, ku më shumë se 250,000 fëmijë vdesin nga sëmundja çdo vit.

OBSH-ja komunikoi se vaksina ishte një “mjet plotësues për kontrollin e malaries” që do të përdoret përveç spërkatjes së zonave të brendshme me insekticide, si dhe diagnozën e shpejtë dhe trajtimin e sëmundjes.

Marrë dhe përshtatur nga: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 360 fëmijë do të vaksinohen fëmijët afrikanë vaksina e malaries vaksina e parë 360 fëmijë do të vaksinohen fëmijët afrikanë vaksina e malaries vaksina e parë

Sondazh

Poll