Bota

Sulmi në Sri Lanka/ Publikohet fotoja që tregon momentin kur bombarduesi ka hyrë në kishë

23 Prill 2019, 18:16 Nga DOSJA
Sulmi në Sri Lanka/ Publikohet fotoja që tregon momentin kur

Fotot tregojnë bombarduesin e dyshuar për sulmin në Sri Lanka para shpërthimit vdekjeprurës në kishë. Pasojat e shpërthimit në Shën Sebastian tregojnë tavolinat e mbuluara me gjak dhe çdo gjë tjetër e shkatërruar.

Kryepeshkopi, Kardinali Malcolm Ranjith, tha se të paktën 110 vetë vdiqën në shpërthimin e Shën Sebastianit, në një seri sulmesh kundër kishave dhe hoteleve luksoze që vranë 310 persona në total dhe lanë më shumë se 500 të plagosur.

Autoritet nuk kanë qëndruar duarkryq për këtë ngjarje të rëndë, pasi janë arrestuar
24 persona, por ende nuk dihet se kush fshihet pas kësaj masakre. Një grup terrorist i
dyshuar si National Thowheed Jamaath (NTJ), besohet se ka organizuar sulmet.

“Ne nuk besojmë se këto sulme janë kryer nga një grup i cili ka qëndruar në këtë vend,“-
njoftoi Rajitha Senaratne, ministri i shëndetësisë në Sri Lanka.

“Ishte një rrjet ndërkombëtar pa të cilin këto sulme nuk mund të kishin arritur. Të shtatë bombarduesit janë të njohur për të qenë Sri Lanka.”– u shpreh ai.

Burimi: Standard

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota përgjaken pashket sulmi ne sri lanka përgjaken pashket sulmi ne sri lanka

Sondazh

Poll