Bota

Dikur zëvendës i Obamës, Joe Biden, shpall të enjten kandidaturën për President

24 Prill 2019, 07:12 Nga DOSJA
Dikur zëvendës i Obamës, Joe Biden, shpall të enjten

Joe Biden pritet të shpallë ditën e enjte kandidaturën e tij presidenciale me anë të një videoje në internet. Lajmi është konfirmuar për CNN nga burime të sigurta, duke iu përgjigjur një prej dyshimeve për zgjedhjet e 2020.

Ekipi i ish-zëvendës presidentit ka hedhur bazat e fushatës për muaj me radhë, me vendimin e Biden që po bëhet gjithnjë e më pak sekret. Por tani që ai i ka dhënë dritën jeshile këshilltarëve të tij dhe Biden po përballet me një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij gjysmë shekullore në politikë. Ai ka planifikuar të mbajë takimin e tij të parë të fushatës në Pitsburg, të hënën, ka thënë një burim. 

Komiteti i tij i veprimit politik, “Mundësitë Amerikane”, i dërgoi një e-mail mbështetësve të martën për t’u bërë thirrje atyre të regjistroheshin për lajmet. Ata shprehen se “ka pasur shumë zhurmë për atë që Joe Biden ka në plan të bëjë. Si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Joe-së, ne duam që ju të jeni të parët që e dini!”.

Ai është duke u bërë pjesë e kësaj gare tashmë në progres, dhe me shumë gjasa do të jetë demokrati i 20-të që shpall kandidaturën. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai ka vëzhguar futjen në garë të yjeve në rritje, të cilët kanë më pak se gjysmën e moshës së tij.

Kjo do të shënojë garën e tij të tretë për Shtëpinë e Bardhë. Por gjithçka është ndryshe këtë herë, pasi vjen si ish-zëvendës president mjaft popullor i Barak Obamës. Është një vend më i lartë se sa kandidimi si senator demokrat nga Delaware, kandidim të cilin ai e ka bërë pa sukses në fushatat e vitit 1988 dhe 2008.

76-vjeçari Joe Biden, do të ishte kandidati i dytë më i vjetër në garë, me rekordin më të gjatë të shërbimit publik. Para tij ka qenë Bernie Sanders, 77 vjeç.

Burime i thanë CNN se Biden do të shpallë kandidaturën ku do të theksojë se detyra më urgjente është ajo e mposhtjes së Presidentit Donald Trump dhe demokratët janë të njohur me planet e tij.

Megjithatë, para se të mund të përballet me Trump, Biden përballet me një Parti Demokratike shumë më ndryshe se herën e fundit kur emri i tij ishte në një fletëvotim. Çështjet progresive janë përpara dhe në qendër, në vend të politikës së jashtme, e cila ishte një shenjë dalluese e katër dekadave të tij në Senat.
Një pyetje që ngrihet lidhur me Biden është rreth aftësisë së tij për të mbledhur fonde. Sanders dhe kandidatët e tjerë janë mbështetur masivisht në internet për të nxjerrë figura mbresëlënëse për mbledhjen e fondeve.

Burimi CNN

B.B/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota biden kandidat për president joe biden shba biden kandidat për president joe biden shba

Sondazh

Poll