Bota

Mbi 90 mijë shqiptarë të Kosovës aplikuan për të ikur jashtë vendit gjatë 2019

24 Prill 2019, 06:25 Nga DOSJA
Mbi 90 mijë shqiptarë të Kosovës aplikuan për të

Kosovë- Qytetarët e Kosovës duan të emigrojnë jashtë vendit. Duke iu referuar shifrave të fundit,  90 mijë shtetas të Kosovës kanë aplikuar për viza Schengen gjatë vitit 2019.

“Zëri i Kosovës”  shkruan se pjesa më e madhe e tyre aplikuan për në Gjermani (32529 aplikime) dhe Zvicër (30712 aplikime). Pas vendit alpin, pason Greqia, Italia, Sllovenia, Hungaria, Norvegjia, Finlanda dhe Sllovakia.

Mësohet se viza kanë përfituar vetëm 63424 qytetarë  kurse 19631 janë refuzuar.  Përqindja më e madhe e refuzimit vjen nga shteti finlandez me 34.3 për qind, dhe shteti hungarez me 29.9 për qind. Ndërkaq, Gjermania ka refuzuar 22.8 për qind të aplikimeve, kurse Zvicra 19.6 për qind.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 90 mijë aplikime 2019 aplikime për viza shqiptarët e kosovës 90 mijë aplikime 2019 aplikime për viza shqiptarët e kosovës

Sondazh

Poll