Bota

“Shpërblimi” i Izraelit për Amerikën, vendbanimi në Rrafshnaltën e Golanit do quhet Donald Trump

24 Prill 2019, 05:47 Nga DOSJA
“Shpërblimi” i Izraelit për Amerikën, vendbanimi

Izrael-Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit ka vendosur të quajë një  vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit me emrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ky veprim, sipas autoriteteve izraelite, bëhet si shenjë mirënjohje për njohjen e sovranitetit të Izraelit në këtë rajon. “Të gjithë izraelitët e kanë vlerësuar thellë vendimin historik të presidentit Trump”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kujtojmë që më 25 mars  presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit – rajon të cilin forcat izraelite e kanë pushtuar nga Siria në fazat e fundit të Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967.

Për këtë vendim të qrverisë amerikane  Trump tha se Shtetet e Bashkuara është dashur ta bëjnë një hap të tillë “disa dekada më parë”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota benjamin netanyahu donald trump rrafshnaltën e golanit benjamin netanyahu donald trump rrafshnaltën e golanit

Sondazh

Poll