Aktualitet

Kishte në furgon 4 m ah! Pranga 38-vjeçarit nga Pogradeci, qarkullonte me ‘Benzin’ plot dru

29 Nëntor 2020, 12:06 Nga DOSJA
Kishte në furgon 4 m ah! Pranga 38-vjeçarit nga Pogradeci,

POGRADEC– Një 38-vjeçar është prangosur nga Policia pasi është kapur duke transportuar lëndë drusore. I riu me iniciale M. Z., i cili qarkullonte me një furgon të markës “Benz” është ndaluar nga Policia dhe pas kontrolleve ka rezultuar se kishte  4 m sterrë lëndë drusore të llojit ah.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pogradec

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

U kap duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës dhe duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, vihet në pranga 1 shtetas. Sekuestrohet mjeti dhe lënda drusore.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Korçë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara konkretisht në rrugën e fshatit Golik, Pogradec, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë ndaluar për verifikim mjetin tip furgon të markës “Benz”, me drejtues shtetasin M. Z., 38 vjeç, banues në fshatin Stavraj, Prrenjas, të ngarkuar me 4 m sterrë lëndë drusore të llojit ah, sasi për të cilën ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të dokumentacionit, 38-vjeçari rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti furgon dhe sasia e lëndës drusore.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prerja e paligjshme e druve” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e pogradecit policia e pogradecit

Sondazh

Poll