Politike

E gjitha në të zeza! Monika Kryemadhi homazhe tek “Nëna Shqipëri”: Të rrënjosim pasionin dhe dashurinë për vendin

29 Nëntor 2020, 10:10 Nga DOSJA
E gjitha në të zeza! Monika Kryemadhi homazhe tek “Nëna

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi homazhe tek “Nëna Shqipëri” për 76-vjetorin e Çlirimit të vendit.

Kryemadhi ka zhvilluar homazhe te varrezat e Dëshmorëve, por ajo që vihet re është se edhe këtë herë ka shkelur masat anti-COVID, pasi as ajo dhe as anëtarët e partisë së saj, nuk kanë vendosur maskë. 

Është e rëndësishme detyra jonë si klasë politike, si gra dhe si nëna për të rrënjosur pasionin dhe dashurinë për vendin. Nëna Shqipëri është jeta e çdo shqiptari, është ditë që mos të bëjmë më gabimet që kemi bërë për të ringritur pasionin dhe dashurinë për vendin. Duhet pasur arsye dhe mirënjohje. Lavdi dëshmorëve!,”-u shpreh ajo.

Sot në 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, presidenti ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrat e qeverisë kanë zhvilluar homazhe në varrezat e Dëshmorëve. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga forcat fashiste.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 29 nentor 2020 monika kryemadhi 29 nentor 2020 monika kryemadhi

Sondazh

Poll