Politike

Dita e flamurit/ Basha: 28-nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër

28 Nëntor 2020, 14:47 Nga DOSJA
Dita e flamurit/ Basha: 28-nëntori tjetër do të na gjejë me

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e flamurit. Në Twitter Basha shkruan se 28 nëntorit tjetër do ti gjejë më të shëndetëshëm dhe më pranë Europës.

‘Jam i bindur në fuqinë dhe forcën e shqiptarëve për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize. 28-nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Europës. Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Gëzuar Ditën e Flamurit!’- shkruan Basha nw Twitter.

Sot Shqipëria feston në heshtje shpalljen e Pavarësisë. Kthetrat e pandemisë që na ka kapluar kanë bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit tjetër, nuk do të ketë grumbullime të rinjsh e festime masive.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike festa e 28 nentorit lulzim basha festa e 28 nentorit lulzim basha

Sondazh

Poll