Politike

“28 Nëntori më i veçantë për shkak të pandemisë” / Ilir Meta flet nga Vlora: Komisioni i Posaçëm për Dick Marty nu

28 Nëntor 2020, 14:03 Nga DOSJA
“28 Nëntori më i veçantë për shkak të

VLORË– Presidenti Ilir Meta ka marrë  pjesë në ceremonitë e zhvilluara me rastin e 108-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Kreu i shtetit ka dhënë edhe nje deklaratë për mediat ku krahas urimit që ka bërë për shqiptarët, ka folur edhe për Komisionin e Posaçëm Parlamentar i ngritur në Kuvendin e Shqipërisë për të mbledhur fakte rreth raportit të Dick Marty-t për luftën e UÇK.

“Komisioni për Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia.”, tha Meta.


Meta në fjalën e tij nuk ka harruar të përsëris mesazhin e tij që zgjedhjet më 25 prill do t’i bashkojnë shqiptarët për të thënë fjalën e tyre për Evropë.

 Është kënaqësi e veçantë që takohemi në shpirtin e flamurit në Vlorë Ky është një 28 nëntor i veçantë dhe për shkak të kësaj fatkeqësie të pandemie jemi të detyruar të jemi të kujdesshëm në këtë ditë festimi për ditën më të madhe të kombit tonë. 28 nëntori i ardhshëm do të jetë ndryshe dhe do ta festojmë në kushte të tjera dhe plot madhështi siç e meriton kombi. Ky është një 218 nëntor i veçantë edhe për një arsye tjetër, pasi 3 muaj më parë në këtu në Vlorë festuam edhe 100 vjetorin e çlirimit të Vlorës dhe më pas të gjithë Shqipërisë.  Të dyja këto ngjarje jo rastësisht lidhen me Vlorën. Jam këtu për tu përulur me administrimin më të lartë për të gjithë ata që dhanë jetën për të mbërritur deri te dita e pavarësisë por edhe për të gjithë ata që e mbrojtën pavarësi. Pavarësia dhe sovraniteti nuk janë të dhënë një herë e përgjithshme por duhen mbrojtur si sytë e ballit. Mbrojtësi më i sigurt është vetë sovraniteti i popullit në këtë vend,. Kjo është një ditë që na fton edhe për tu bashkuar. Sa herë kemi qenë të bashkuar kemi fituar. Kjo ditë bashkon popullin shqiptar. Edhe 25 prillio do të bashkojë të gjithë shqiptarët për të thënë fjalën e tyre për Evropën”, tha Meta.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll