Politike

Rama bëhet lëmsh! Vargjet e recituara i bën si të Qemal Stafës, Paloka i kap gabimin: Kështu është kur formimin ia dedik

29 Nëntor 2020, 09:04 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-deputeti Edi Paloka ka nxjerrë zbuluar një gabim të kryeministrit Edi Rama, mëngjesin e 76-vjetrit të Çlirimit të vendit. Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se citimi që Rama nxorri si të Qemal Stafës, një varg të shkruar nga Friedrich Schiller në veprën “Wilhelm Tel”.

Nuk ka faj Elisa qe Don Kishotin e shpalli veper te “folklorit shqiptar”…”skenderbeu” i saj (me i dituri dhe i lexuari i “rilindasve” ) e dika qe “Vilhelm Telin” e paska shkruajtur Qemal Stafa…Hajde merru me Gjicin pastaj. Kështu ështe kur edhe formimin kulturor ja dedikon Kinostudios “Shqiperia e re” të kohës së komunizmit,”-shkruan me ironi Paloka. 

Në fakt, vargjet janë recituar nga aktori Kastriot Çaushi, i cili në filmin “Qortimet e vjeshtës”, luante rolin e tij, por nën një tjetër identitet.

Sot në 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, presidenti ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrat e qeverisë kanë zhvilluar homazhe në varrezat e Dëshmorëve. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga forcat fashiste.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 29 nentor 2020 edi paloka edi rama qemal stafa 29 nentor 2020 edi paloka edi rama qemal stafa

Sondazh

Poll