Art&Argëtim

E lindur në vitin 1909, gruaja që jetoi mbi një shekull fiku qirinjtë e ditëlindjes së 110-ë

24 Prill 2019, 07:09 Nga DOSJA
E lindur në vitin 1909, gruaja që jetoi mbi një shekull fiku

ITALI- Dita e saj e lindjes ishte një festë jo vetëm për familjarët, por edhe për njerëzit që jetonin përrreth saj. Teresa është e dyta në provincën e Venetos që arrin moshën 110-vjeçe dhe gëzon shëndet të plotë mendor dhe fizik.

E lindur në Villanova di Camposampiero, Teresa jeton në zonën e Venedikut. Ajo është martuar në moshë të re, por ka mbetur e ve që në vitin 1985 dhe ka tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Vajza e saj Bertilla dhe mbesa e saj Isabella flasin për të me ëmbëlsi dhe dashuri të pafundme dhe thonë se ajo gjithmonë ka qenë një njeri shumë i mirë. Sipas vajzës së saj Bertillës, Teresa është në gjendje shëndetësore të shkëlqyer. E vetmja gjë ndryshe është se tashmë ajo e kalon pjesën më të madhe në gjumë.

“Gjithmonë ka qenë shumë e mirë. Ka jetuar për kaq shumë vite dhe kurrë nuk është zemëruar, gjithmonë e durueshme, me një karakter të qetë dhe me një besim të thjeshtë që e ka shoqëruar gjithmonë për t’u përballur me jetën dhe dhimbjen.”-është shprehur vajza e saj Bertilla.

Marrë dhe përshtatur nga: Il Messaggero

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete ditëlindja e 110-ë gruaja që jetoi mbi një shekull itali lindur në 1909 ditëlindja e 110-ë gruaja që jetoi mbi një shekull itali lindur në 1909

Sondazh

Poll