Politike

Festohet në kushte pandemie 108-vjetori i Pavarësisë/ Forcat politike në Berat të ndara edhe në Ditën e Flamurit

28 Nëntor 2020, 12:38 Nga DOSJA
Festohet në kushte pandemie 108-vjetori i Pavarësisë/ Forcat

BERAT- Është përkujtuar ditën e sotme në memorialin e “Dëshmorëve të kombit” në Berat festa e 28 Nëntorit,një datë historike dhe mjaft e rëndësishme për mbarë kombin shqiptar.

Pushtetarë vendorë, historianë, familjarë të firmëtarëve të aktit të Pavarësisë dhe qytetarë ishin të pranishëm në ceremoninë e kësaj feste. Për shkak të situatës së rënduar pandemike që po kalon vendi ynë, ceremonia përkujtimore e Ditës së Pavarësisë në Berat u organizua nën masa të rrepta sigurie dhe duke respektuar distancën.


Ceremonia nisi nën tingujt e bandës frymore të qytetit,ndërsa më pas u kryen homazhe në Memorialin kushtuar Pamvarësisë,në lagjen ” Dëshmorë e Kombit”. Edhe në këtë ditë të shënuar,siç është Dita e Pamvarësisë, politika në Berat u nda sërish.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të partive të tjera opozitare,i zhvilluan homazhet dhe nderimet në Lapidarin kushtuar Pavarësisë 30 minuta pasi kishin përfunduar homazhet pushtetarët vendor. Në Kuvendin e Vlorës, Berati ka pasur delegatët e tij,të kryesuar nga Iliaz bej Vrioni, kryeministër i vendit,ministër i jashtëm dhe figurë mjaft e rëndësishme e jetës politike dhe sociale të Shqipërisë në vitet ’20-’30.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike festohet 28 nentori ne berat festohet 28 nentori ne berat

Sondazh

Poll