Bota

Sulmet terroriste në Sri Lanka, ISIS merr përgjegjësinë për vrasjet

23 Prill 2019, 12:53 Nga DOSJA
Sulmet terroriste në Sri Lanka, ISIS merr përgjegjësinë

SRI LANKA- Shteti Islamik, ISIS, ka marrë përgjegjësinë për sulmet e ndodhur pak ditë më parë në Sri Lanka, ku u vranë mbi 300 njerëz. Deklarata e pranimit të sulmit u bë sot nga agjencia e lajmeve Amaq, e cila shkruan se  objektivi i ktyre sulmeve ishin objektet e kultit dhe të krishterët.

“Ata që zhvilluan sulmin dhe synonin anëtarët e koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe të krishterët në Sri Lanka janë luftëtarë të Shtetit Islamik,”-thuhet në deklaratë. Sot në Sri Lanka jajnë zhvillaur dhe ceremonitë mortore të më shumë se  100 personave që humbej jetën në sulmet terriste, ku shumë prej tyre ishin fëmijë.

Auroritet lokale sot konfirmuan dhe rritjen e numrit të viktimave, duke thënë se janë 321 të vdekur. Zëdhënësi i UNICEF, Christophe Boulierac theksoi se 45 fëmijë dhe adoleshentë humbën jetën në sulme, ndër to edhe një foshnje 18 muajshe.

Tetë shpërthime të njëpasnjëshme me eksploziv kanë ndodhur gjatë mesnatës së të shtunës në Sri Lanka në hotele dhe kisha, ku më shumë se 200 persona mbetën të vrarë. Mediat ndërkombëtare deri tani raportojne se sulmet ishin terroriste

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota përgjaken pashket sulmi ne sri lanka përgjaken pashket sulmi ne sri lanka

Sondazh

Poll