Bota

Algjeria proteston/ Policia arreston katër vëllezërit miliarderë

23 Prill 2019, 08:27 Nga DOSJA
Algjeria proteston/ Policia arreston katër vëllezërit

ALGJERI– Pas rrëzimit të presidentit të Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, katër biznesmenë të njohur janë arrestuar dhe po mbahen nën hetim për korrupsion.

Bouteflika, i cili kishte qenë në pushtet për 20 vjet, dha dorëheqjen tre javë më parë pas protestave anti-qeveritare.

Katër vëllezërit janë nga familja Kouinef dhe quhen Reda, Tarek, Abdel Kader dhe Karim. Ata u arrestuan në Algjeri të dielën, si pjesë e një hetimi për moszbatimin e kontratave shtetërore. Vëllezërit janë të përfshirë në një gamë të aktivitetit të biznesit, duke përfshirë inxhinierinë civile.

Arrestimi i tyre vjen pasi kreu i ushtrisë, gjenerali Gaid Salah tha javën e shkuar se disa nga elitat e qeverisëse mund të merren në pyetje lidhur me korrupsionin e dyshuar, ka njoftuar agjencia e lajmeve ‘Reuters’.

Burimi: BBC

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota algjeri arrestohen katër vëllezër miliarderë protesta rrëzimi i presidentit algjeri arrestohen katër vëllezër miliarderë protesta rrëzimi i presidentit

Sondazh

Poll