Bota

Brazil/ Vritet luftëtari i UFC, Rodrigo de Lima pas një sherri me taksistin

23 Prill 2019, 11:15 Nga DOSJA
Brazil/ Vritet luftëtari i UFC, Rodrigo de Lima pas një sherri me

BRAZIL- Ai njihej me nofkën ‘Monstro’ dhe kishte disa rekorde në arte marciale të përziera, por pas një sherri me një taksist, Rodrigo de Lima mbeti i vrarë.

Sipas autoriteteve të qytetit Brazilian në Belem, De Lima pati një debat me shoferin e makinës në të cilën udhëtonte. Pasi Rodrigo doli nga makina, thuhet se shoferi vrapoi dhe e vrau 26-vjeçarin. Policia është në kërkim të të dyshuarit.

De Lima ishte babai i dy fëmijëve dhe burimet bënë me dije se po shpresonte të bashkohej me Policinë Ushtarake të Brazilit, e cila do t’i jepte atij një të ardhur të qëndrueshme për të mbështetur gruan e tij dhe dy fëmijët.

Marrë dhe përshtatur nga: The Guardian

(R.L/Dosja/al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kampion i arteve marciale të përziera mbetet i vrarë rodrigo de lima ufc kampion i arteve marciale të përziera mbetet i vrarë rodrigo de lima ufc

Sondazh

Poll