Politike

 “Lumturi dhe prosperitet popullit shqiptar”/ Ministri rus uron Ramën për 108 vjetorin e Pavarësisë, Sergej Lav

28 Nëntor 2020, 12:01 Nga DOSJA
 “Lumturi dhe prosperitet popullit shqiptar”/ Ministri rus uron

TIRANË- Një tjetër mesazh urimi ka ardhu nga Rusia në 108-vjetorin e Pavarësisë. Së fundmi Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i ka dërguar një letër urimi kryeministrit Edi Rama, ku shkruan se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t’i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.

“I nderuar zoti Kryeministër! Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën. Ju uroj suksese në punë, ndërsa popullit shqiptar  lumturi dhe prosperitet. Sergej Lavrov”, thuhet në mesazhin e Lavrov të publikuar nga ambasada ruse në Tiranë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 28 nentori edi rama sergej lavrov 28 nentori edi rama sergej lavrov

Sondazh

Poll