Aktualitet

Me automatik dhe shotgun, kapet 20-vjeçari i rrezikshëm në Bulqizë, procedohen penalisht dy të tjerë

28 Nëntor 2020, 08:38 Nga DOSJA
Me automatik dhe shotgun, kapet 20-vjeçari i rrezikshëm në

BULQIZË– Një 20-vjeçar me inicialet D.F., është vënë në pranga nga polciia e Bulqizës. Mësohet se kapja e të riut u bë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”, ku ai po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana.

Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Dy shokët e 20-vjeçarit u proceduan penalisht. Ata akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i policisë Bulqizë. Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Gjatë operacionit policor u arrestuan dhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: D. F., 20 vjeç, banues në Bulqizë. Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”, ku ai po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana. Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit D. F., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; S. H., 24 vjeç dhe A. Ç., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për zbardhjen e veprimeve që do të kryenin këta persona që u kapën duke qarkulluar me armë zjarri. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 20 vjecari ne bulqize bulqize arrestohet 20 vjecari ne bulqize bulqize

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2020, 07:38

TIRANË– Ushtarë nga e gjithë bota, aty ku edhe Shqipëria ka zgjedhur të çojë misionin e saj, kanë uruar vendin tonë për 28-nëntorin, ditën e Pavarës...

Aktualitet 27 Nëntor 2020, 21:08

TIRANË– Tirana sot është kthyer në një vend, ku njerëzit dynden në rrugë e qendra tregtare, për të përfituar nga uljet masive në qendrat tregtare, kr...