Aktualitet

VIDEO nga vendndgjarja/ Ekzekutohet me tetë plumba kunati i Alibejt në mes të Brukselit, Ardit Spahiu, person me precedentë

28 Nëntor 2020, 06:14 Nga DOSJA
VIDEO nga vendndgjarja/ Ekzekutohet me tetë plumba kunati i Alibejt në

BRUKSEL– Ardit (Arjan) Spahiu, 38 vjeç dhe banues në Elbasan është ekzekutuar me tetë plumba një natë më parë në një nga lagjet më të njohura në Bruksel. Sipas raportimeve të mediave vendase, Spahiu u vra në bulevardin ‘Edmond Machtens’, pranë lagjes së njohur Molenbeek.

Spahiu vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra nga plumbat. Grupi hetimor, siç shihet dhe në pamje ka shkuar në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova që mund të çojnë në zbardhjen e autorëve, për të cilët ende nuk ka asnjë gjurmë.  Sarah Durant, zëdhënësja e prokurorit publik të Brukselit tha se u informuan për ngjarjen nga banorët e zonës që dëgjuan tqë shtënat.

“Në të vërtetë u raportua për të shtëna në afërsi të Bulevardit Metteëie. Ai  vdiq në vend. Ishte një djalë i ri i lindur në vitin 1982. Prokuroria kërkoi një ekspertë të balistikës dhe një mjek ligjor si dhe një kontroll laboratorik nga policia federale dhe një gjyqtar ekzaminues,”- shtoi ajo.

Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me të shkruarën e Spahiut. Ky i fundit ishte një person me precedentë penalë. Ai është shoqëruar në vitin 2010 për vrasjen e Gëzim Alikajt në Elbasan, por më pas është lënë i lirë. Mësohet se Spahiu ishte edhe kunati i Erion Alibejt, të akuzuarit për organizimin e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, që u vra dy vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay.  Nuk dihet ende nëse vrasja e Spahiut ka lidhje me zinxhirin e krimeve në Elbasan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardit spahiu belgjike erion alibej vritet ardit spahiu ne bruksel vritet shqiptari ne belgjike ardit spahiu belgjike erion alibej vritet ardit spahiu ne bruksel vritet shqiptari ne belgjike

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2020, 21:08

TIRANË– Tirana sot është kthyer në një vend, ku njerëzit dynden në rrugë e qendra tregtare, për të përfituar nga uljet masive në qendrat tregtare, kr...