Aktualitet

Policia njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e makinave: Bëni kujdes në aksin rrugor Korçë-Goricë

27 Nëntor 2020, 21:40 Nga DOSJA
Policia njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e

KORÇË– Policia e Korçës u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes përgjatë aksit rrugor Korçë-Goricë, konkretisht në Qafë Bigëll, për shkak të prezencës së ngricës në rrugë, kryesisht gjatë natës.

Policia Rrugore, u këkron qytetarëve gjithashtu që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në këtë aks rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

Lëvizja në akset e tjera rrugore të qarkut, deri në këto momente, nuk paraqet probleme.

“Në dispozicion të qytetarëve janë numrat 112 dhe 129, të cilët mund të telefonojnë për çdo rast nevoje apo problematike të shfaqur dhe shërbimet e policisë do të jenë në gadishmëri dhe në ndihmë të tyre”- thuhet ndër të tjera në njoftim. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngricat ne vlore policia rrugore e korces ngricat ne vlore policia rrugore e korces

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2020, 21:08

TIRANË– Tirana sot është kthyer në një vend, ku njerëzit dynden në rrugë e qendra tregtare, për të përfituar nga uljet masive në qendrat tregtare, kr...