Aktualitet

27 Nëntor 2020, 21:08 Nga DOSJA

TIRANË– Tirana sot është kthyer në një vend, ku njerëzit dynden në rrugë e qendra tregtare, për të përfituar nga uljet masive në qendrat tregtare, kryesisht në TEG. Pamjet në rrugët e kryeqytetit tregojnë radhë të pafundme të automjeteve, pasi qytetarët në rrethe kanë zbarkuar në Tiranë, për të përfituar nga uljet e ‘të premtes së zezë’.

Një tjetër video, tregon dhe qytetarët e vënë në rresht pas qepenit të një dyqani, të cilët mezi presin që futen brenda.

Vetë zv/kryeministri Erion Braçe publikoi dhe një tjetër video ku shihej një trafik masiv. Ai bënte thirrje për respektimin e ligjit, por çfarë ka ndodhur?

Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit, që të jetë gjobitur ndonjë nga bizneset që ka lejuar këtë shkatërrim rregullash dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve për shkak të Covid-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet black friday ne shqiperi black friday ne shqiperi

Sondazh

Poll