Aktualitet

Mbajtën peng 23-vjeçarin shqiptar për t’i zhvatur para familjes/ Nën akuzë dy vajza greke dhe tre shqiptarë (DETAJE

27 Nëntor 2020, 19:13 Nga DOSJA
Mbajtën peng 23-vjeçarin shqiptar për t’i zhvatur para

GREQI– Policia greke në Selanik, ka rënë në gjurmët e autorëve që mbajtën dhe shantazhuan në mënyrë të paligjshme një shtetas shqiptar 23-vjeçar, u zbuluan nga 

I riu u rrëmbye shkurtin e kaluar nga qendra e Selanikut dhe për më shumë se 24 orë u mbajt në një makinë derisa të afërmit e tij paguan para për ta liruar. Siç u bë e njohur, autorët e krimit zhvatën 2500 euro dhe pasi ranë dakord për të marrë 1000 euro, ata e lanë të lirë.

Sipas policisë, tre bashkatdhetarë të viktimës u identifikuan si autorë, ndërsa dy gra të reja greke që morën përsipër të merrnin paratë janë gjithashtu të përfshira në çështje.

Sipas hetimit të departamentit të Krimeve kundër Jetës, motivi i veprimit të tyre duket se kanë qenë mosmarrëveshjet financiare që autorët kishin me viktimën.

Çështja kundër tyre do të paraqitet në Prokurorinë e Selanikut dhe më pas urdhër-arrestet pritet të lëshohen nga hetuesi kompetent. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 23 vjecari shqiptar ne greqi 23 vjecari shqiptar ne greqi

Sondazh

Poll