Aktualitet

I hipi temperatura dhe u përkeqësua? Greqia mohon lajmet për Janullatos: Gënjeshtra, Kryepeshkopi është në gjendje të mi

27 Nëntor 2020, 19:06 Nga DOSJA
I hipi temperatura dhe u përkeqësua? Greqia mohon lajmet për

GREQI-Drejtoresha e Shoqatës greke të Kujdesit Itensiv,  Anastasia Kotanidou është shprehur se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas është mirë. Në një intervistë për mediat greke ajo ka mohuar të gjitha fjalët që kanë dalë se Kryepeshkopi i Shqipërisë ishte përkeqësuar dhe se ishte shtruar sërish në spital. Ajo gjithashtu tha se Anastasi momentalisht ndodhet ën shtëpinë e tij në Athinë.

” Kryepeshkopi Anastas i Shqipërisë është në gjendje të mirë. Nuk është e vërtetë që ai ka ethe. Ai ndodhet në shtëpinë e tij në Athinë, pas shtrimit në spitalin në ” Evangelismos “, ka thënë ajo.

Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatos u infektua me koronavirus më 11 nëntor. Gjendja e tij u përkeqësua dhe u transportua me urgjencë në Greqi me avion ushtarak për ndihmë të specializuar mjekësore.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anastas janulatos anastasia kotanidou anastas janulatos anastasia kotanidou

Sondazh

Poll