Politike

Kryemadhi: Pas 25-prillit Veliaj vjen në krye të PS-së, do dal bashkë me Bashën në fushatë, jemi një

27 Nëntor 2020, 21:27 Nga DOSJA
Kryemadhi: Pas 25-prillit Veliaj vjen në krye të PS-së, do dal

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socaliste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj do të marrë drejtimin e Partisë Socialiste pas 25 prillit.

E ftuar në “Zonë e lirë”, Kryemadhi tha se Opozita në zgjedhje do të jetë e bashkuar dhe madje në fushatë, do të dalë bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

 “Pas 25 prillit, Erion Veliaj aspiron për t’u bërë kryetar i PS. Nuk është beteja e shqiptarëve, por mes atyre të dyve. Opozita në 25 prill do shkojë bllok. Me Kodin e ri Zgjedhor minimumi janë 100 deputetë. Mendoj çdo kryetar partie opozite, çdo deputet, nëse shkon me Ramën, firmos vendimin me vdekje të politikës së tij. Patjetër që do dal me Bashën në fushatë. Unë vlerësoj 21 nëntorin, nuk ka pasur turp më të madh se spiunat e PS që rrinin para zyrave të LSI me telefon në dorë,”- tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 27 Nëntor 2020, 19:08

TIRANË- Një ditë pas një vjetorit të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019, kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e punës që sipas tij është bërë deri t...