Politike

“Rama nuk mbajti asnjë premtim për tërmetin”/ PD nxjerrë bilanc ndryshe nga ai i Kryeministrit, Gazmend Bardhi: Shumë p

27 Nëntor 2020, 20:50 Nga DOSJA
“Rama nuk mbajti asnjë premtim për tërmetin”/ PD

TIRANË- Partia demokratike, ka reaguar pas publikimit të bilancit që bëri Kryeministri Rama për rindërtimet që janë bërë pas tërmetit. Ish-deputeti i PD-së Gazmend Bardhi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka publikuar një bilanc tjetër që është krejt ndryshe nga ai i Ramës. Bardhi shkruan se Rama dha shumë premtime por megjithatë sipas tij është bërë shumë pak punë. Po ashtu ai ka shtuar se Rama, ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin., ndërsa shtoi se iu ka dhënë shumicë fondesh klientëve të vetë.

Postimi i Plotë: 

Procesi i rindërtimit pas tërmetit është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Bilanci i tij një vjeçar është shumë premtime, fare pak punë. Më konkretisht:

Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive. Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale.
Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara.  Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë. Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!

Kryeministri,  Edi Rama sot ka bërë bilancin e punës që sipas tij është bërë deri tani dhe që po vijon që të bëhet për rindërtimin e shtëpive dhe ndërtesave që janë shkatërruar. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se Covid-19 ka krijuar një pengesë të madhe por megjithatë është bërë një punë e madhe në rindërtim.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi edi rama gazmend bardhi

Sondazh

Poll

Politike 27 Nëntor 2020, 19:08

TIRANË- Një ditë pas një vjetorit të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019, kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e punës që sipas tij është bërë deri t...