Politike

‘Suprizon’ ministri Gent Cakaj: Jam 28 vjeç, kam 14 vite që merrem me politikë

23 Prill 2019, 20:43 Nga DOSJA
‘Suprizon’ ministri Gent Cakaj: Jam 28 vjeç, kam 14 vite

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj në një intervistë ndryshe në Opinion ka folur për jetën e tij. Cakaj shprehet se është 28 vjeç dhe se ka 14 vjet përvojë politike.

Angazhimet e para i kam në shkollën e mesme. Me fillimin e shkrimeve politike e më pas deri në moshën 18 vjeçare. Kam botuar në gazetat ditore në Kosovë. Nuk ndihem komod me ato shkrime se tani kam evoluar. Në moshën 15 vjeçare jam bërë pjesë me Vetëvendosjen. Nuk kanë qenë shumë çështje politike, por nga pasioni politik. Ne nuk kemi zgjedhur politikën por ajo na ka zgjedhur ne”, thotë ministri në detyrë, i lindur në Prishtinë.

Ai ka treguar dhe se si e ka përjetuar luftën e Kosovës.

Familja u nda gjatë luftës dhe unë përfundova në Strugë. Babai im mbeti në Prishtinë dhe pjesa tjetër e familjes ka jetuar në Strugë. Më kujtohet në atë kohë shija e hidhur e jetës. Jeta në rutinë, paniku bëhet i zakonshëm. Lojërat ndërpreheshin kur binte telefoni”. Cakaj ka thënë se Shqipërinë e ka vizituar për herë të parë pak vite pas luftës. /Opinion.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj gent cakaj intervista gent cakaj gent cakaj intervista

Sondazh

Poll