Dashamir Shehi lëshon ‘bombën’: Mund të ndodhë 1997, por në forma të tjera
23 Prill 2019, 19:58Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News24” tha se 1997 nuk do të përsëritet më, por shtoi se mund të ndodhë një 1997 në forma të tjera.
“1997 nuk besoj se do të ndodhë. Larg qoftë që të ndodhë më ajo që ka ndodhur në vitin 1997. Por unë besoj se mund të përsëritet një 1997 e 2019-s, pra në forma të tjera. Mund të ndodhë sepse shqiptarët janë të rebeluar ndaj kësaj qeverie, ndaj asaj që bën kjo qeveri. Kjo qeveria grabit çdo gjë që ka Shqipëria. Rama grabit, duke na thënë se ka 1 milionë vota dhe mund të bëjë gjithçka. Ky po rri në pushtet dhe po rri në pushtet gjatë si Enver Hoxha dikur”, deklaroi Shehu.
Dashamir Shehi theksoi se Rama vetëm grabit Shqipërinë prej 6 vitesh që është në qeveri. Shehu tha se Rama grabit shqiptarët me koncesione. Ai shtoi se Rama nuk ka lënë institucione të lira.
“Rama nuk ka lënë institucione të lira. Ka marrë Bankën e Shqipërisë, ka marrë Prokurorinë, gjykatat, këtu gjithçka është në duart e Ramës. Ky njeri e ka mendjen vetëm të grabisë, prandaj shqiptarët duhet të reagojnë sot”, deklaroi Shehu.
Për Shehun, edhe Koni po shkarkohet sepse Rama e do të vetin rektorin, universitetin, gjithçka.
TIRANË– Ish-moderatorja Aida Shtino e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, e cila u paraqit sot në mbledhjen e partivë opozitare. Shtino ka treguar ars...
TIRANË- Partia e sapokrijuar e Astrit Patozit u miratua dhe regjistrua në regjistrin e partive nga Gjykata e Tiranës brenda më pak se pesë orëve, nga paraq...
TIRANË- Pas vendimit për të pranuar mandatin e deputeti, kandidati i listës së PD-së, Indrit hoxha, (Lexo këtu) ka reaguar teksa bën një paraqitje të rrjed...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i ka quajtur “koka turku” të arrestuarit e bandës së Rinasit duke u shprehur se asnjë prej tyre nuk ka lidhje m...
TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta priti sot në takim Zëvendës presidentin e parlamentit europian, dhe eurodeputetin e Lëvizjes 5 Yjet (Movimento 5 Ste...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e autorit të 5-të të grabitjes së Rinasit. (Lexo këtu)Me anë të një statusi në Tëitter, Rama ...
TIRANË- Deputetja më e re e LSI- së, Elda Hoti, e cila mori mandatin e deputetes pak ditë më parë, ditën e sotmë është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ësht...
TIRANË– Kreu i LZHk-së, Dashamir Shehi i ftuar në “Fax News” ka folur lidhur me aksionin e opozitës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.Në fjalën e t...
TIRANË– Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila u zhvillua pasditen e sotme në Tiranë.Mbledhja e thirrur nga kryetarj...