Politike

Meta takon Zëvendës Presidentin e PE: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën drejt BE-së

23 Prill 2019, 16:24 Nga DOSJA
Meta takon Zëvendës Presidentin e PE: Mirënjohje për

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta priti sot në takim Zëvendës presidentin e parlamentit europian, dhe eurodeputetin e Lëvizjes 5 Yjet (Movimento 5 Stelle), z.Fabio Massimo Castaldo.

Kreu i Shtetit e falënderoi  Castaldo për angazhimin e tij lidhur me forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë.

Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e fortë që Italia dhe Parlamenti Europian i kanë dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“I gëzuar të takoja sot Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e ‘Lëvizjes 5 Yjet’, z.Fabio Massimo Castaldo, me të cilin ndamë bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë?? dhe Italisë??. Më siguroi për mbështetje në procesin e anëtarësimit të vendin tonë në Bashkimin Europian??”, shkruan Meta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anetaresimi i shqiperise be fabio massimo castaldo. ilir meta anetaresimi i shqiperise be fabio massimo castaldo. ilir meta

Sondazh

Poll