Politike

Mark Marku kundër Patozit: E vetëasgjësuar që në logjikë, shkon në shërbim të Ramës

23 Prill 2019, 20:10 Nga DOSJA
Mark Marku kundër Patozit: E vetëasgjësuar që në

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh pedagog, Mark Marku, e ka quajtur partinë e sapokrijuar nga Astrit Patozi, si të vetëasgjësuar në logjikë.

Sipas tij, lëvizja e bërë nga Astrit Patozi, pra themelimi i “Bindja Demokratike”, është gjëja më e gabuar politike që po bën ai sepse në momentin që po e bën mendoj se është lëvizje që shkon, edhe në qoftë se nuk ka kurrfarë qëllimi që t’i ndihmojë Ramës, shkon në funksion të Ramës.

Pjesë nga biseda në studion e emisionit Provokacija në ABC News:

Mark Marku: “Unë mendoj që është gjëja më e gabuar politike që po bën ai sepse në momentin që po e bën mendoj se është lëvizje që shkon, edhe në qoftë se nuk ka kurrfarë qëllimi që t’i ndihmojë Ramës, shkon në funksion të Ramës. Po djeg një mundësi për të krijuar një formacion të djathtë alternativë.

Po bën dy gabime. E para në raport nga pikëpamja etike. Çfarë parametrash ka Patozi për të hyrë në zgjedhje, në qoftë se ai ka një pakt me Ramën? E dyta, e ka akuzuar Lulzim Bashën për bashkëpunëtor të Ramës.

Mustafa Nano: Ai mund ta quaj të gabuar bojkotimin e Parlamentit.

Mark Marku: Dhe krijon një parti që të mos bojkotojë Parlamentin?! Është i vetasgjësuar në logjikë mendoj unë. Nuk mund ta paragjykoj. Kur bën opozitën e opozitës nga pikëpamja etike automatikisht të konsideron bashkëpunëtor dhe po djeg mundësinë e një formacioni dinjitoz dhe mua më shumë për këtë më vjen keq.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike mark marku astrit patozi bindja demokratike mark marku

Sondazh

Poll